MFA Kosova 🇽🇰 retuiteado

Kënaqësi të takoj për herë të parë zyrtarisht homologun dhe mikun tim, @hoxhafer. Një bisedë e hapur dhe shumë përmbajtësore për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, dhe rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe angazhimin e diplomacisë shqiptare në avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në kuadër të Samitit të Diasporës, diskutuam edhe për një qasje më të koordinuar të dy qeverive, në angazhimin e diasporës shqiptare për arritjen e potencialit të jashtëzakonshëm që mund ta kemi si komb përmes saj.
Kosova dhe Shqipëria përveç se ndajnë gjuhën, historinë e sakrificën, ndajnë dhe një të ardhme të përbashkët, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku.


Eesti
















