ALEmbassyGreece retweetet

MINISTRI HOXHA NË FORUMIN E DIPLOMACISË SË ANTALIAS.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mbërritur në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalias – një platformë ndërkombëtare e dialogut të nivelit të lartë që mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, ministra, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktorë të rëndësishëm globalë.
Edicioni i këtij viti i Forumit, që do të zhvillohet në datat 17–19 prill 2026, fokusohet në temën “Hartëzimi i së nesërmes, menaxhimi i pasigurive”, duke reflektuar sfidat komplekse me të cilat përballet rendi ndërkombëtar dhe nevojën për qasje të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse.
Ministri Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në panelin “Arritja e paqes në Ballkan: Dialog, Biznes dhe Ndërlidhje”, ku do të theksojë rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal si instrument kyç për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe integrim evropian të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Antalia, Ministri Hoxha do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë nga vendet anëtare të BE-së, të rajonit dhe më gjerë, si dhe zyrtarë të lartë të organizatave ndërkombëtare.
Po ashtu, Ministri i Jashtëm do të marrë pjesë në takimin e tretë të Platformës së Paqes në Ballkan, një nismë e ndërmarrë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, e cila synon të avancojë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal në fusha prioritare si siguria energjetike, ndërlidhja infrastrukturore, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Eesti































