Bashkë me ministrin e Sportit, @HCeku u pritëm nga presidenti i @UEFA Aleksander Çeferin. Diskutuam për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë dhe për planin 5-vjeçar të ministrisë për ndërtimin e stadiumeve të reja e renovimin e ekzistuesve
ffk-kosova.com/presidenti-ade…
Falënderoj kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama për besimin dhe gatishmërinë për të vazhduar së bashku në krijimin e kushteve më të mira për futbollin 🙏⚽️ 🇽🇰
Stadiumi "Fadil Vokrri" edhe 5 vjet nën menaxhimin e FFK-së.
#BashkëPërFutbollin
ffk-kosova.com/ffk-dhe-komuna…
Në drekë pune të ftuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviq dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Si gjithherë biseduam me kënaqësi për futbollin, u këshilluam për planet dhe vizionin për të ardhmen.
Pas ndeshjes hapëse të Botërorit 2022, Katari - Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima.
E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999.
Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.
⚽️ 🇽🇰🤝🇧🇷
Kisha kënaqësinë që këtë ditë të fundjavës ta kaloja së bashku me shumë fëmijë të kryeqytetit duke luajtur futboll në aktivitetin e radhës së FFK-së "Futbolli i rrugës", në afërsi të Katedrales "Nënë Tereza".
#BashkëPërFutbollin
Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e DFB-së, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.
Diskutuam për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajon dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.
Bashkë me presidentin Armand Duka dhe presidentin Muamed Sejdini, sot, në Tiranë, takuam presidentin e DFB-së, Bernd Neuendorf.
Presidentin Neuendorf e falënderova për mbështetjen e përhershme gjermane për Kosovën.
#BashkëPërFutbollin
Ishte kënaqësi takimi dhe foto e përbashkët me Kancelarin gjerman, @Bundeskanzler Olaf Scholz.
Kancelarin Scholz e falënderova në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha sferat.
🇩🇪🇽🇰
Sot, së bashku me mikun tim, presidentin Armand Duka, bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës dhe mikut tonë, Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.
I përjetshëm kujtimi për Ty Legjendë!
Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë 👏⚽️🇽🇰
Përgëzoj futbolllistët dhe stafin e trajnerëve për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen kundër skuadrës belge, Royal Antwerp në Ligën e Konferencës (0:0).
Suksese!
#BashkëPërFutbollin
Sot pata kënaqësinë t'i vizitoj dhe t'i përshëndes djemtë e bashkatdhetarëve tanë, që janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali.
Faleminderit Diasporë! 💛💙⚽️🇽🇰
A.A.
#BashkëPërFutbollin
Sot ndodhem në Manchester, për të ndjekur nga afër ndeshjen Angli – Austri, me të cilën do të bëhet hapja e Euro 2022 për femra.
Kënaqësi të takohem me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, të cilin e falënderoj për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme.
#BashkëPërFutbollin
Të bekuar që kemi një shtet mik dhe aleat si SHBA.
Vizioni dhe idealet e popullit amerikan na frymëzojnë për një jetë më të mirë.
Urime 4 Korriku - Dita e Pavarësisë së SHBA-së! 🇺🇲🇺🇲🇺🇲
A.A.
Këtë fundjavë po qëndroj në Offenbach për Kupën e Diasporës në Gjermani.
Bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë në vazhdimësi, prandaj e kemi obligim që t'i mbështesim për t'i promovuar vlerat e tyre edhe në futboll.
#BashkëPërFutbollin
Nder dhe kënaqësi t'ia dhuroj fanellën e Kombëtares së Kosovës, ambasadorit amerikan @USAmbKosovo Jeffrey Hovenier, që është një fans i madh i Dardanëve.
🇽🇰🤝🇺🇲 ⚽️
Në prag të finales së Conference League në Tiranë, me presidentin e FF të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini dhe presidentin e FF të Bosnje e Hercegovinës, Vico Zeljkovic diskutuam për bashkëpunim të ndërsjellë në dobi të zhvillimit të futbollit në rajonin tonë.
Kënaqësi të jesh pjesë e eventeve të tilla të rëndësisë së veçantë, siç finalja e Conference League.
E përgëzoj z. Duka dhe FSHF-në për organizimin perfekt.
Krenari dhe privilegj për futbollin kombëtar, e sidomos për shqiptarin e parë në qeverinë e futbollit evropian , z.Duka.