Ambassador Denion Meidani

1.4K posts

Ambassador Denion Meidani banner
Ambassador Denion Meidani

Ambassador Denion Meidani

@DenionMeidani

Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania 🇦🇱 to the Republic of North Macedonia 🇲🇰. Views are my own. Likes/Rts ≠ endorsment

Katılım Haziran 2022
6.2K Takip Edilen1.2K Takipçiler
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Kënaqësi të ligjëroja sot para studentëve të University American College Skopje mbi integrimin europian, diplomacinë dhe sfidat demokratike të Ballkanit Perëndimor. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺 Me ftesë të Ish-Presidentit Stevo Pendarovski dhe Rektores së universitetit, Venera Krliu, zhvilluam një diskutim të hapur mbi të ardhmen europiane të rajonit dhe sfidat që shoqërojnë këtë rrugëtim. 🤝 Diskutimi me studentët tregoi edhe një herë se brezi i ri në rajonin tonë kërkon më shumë se retorikë politike. Kërkon institucione funksionale, standarde europiane, meritokraci dhe një të ardhme të ndërtuar mbi besimin, barazinë dhe mundësitë reale. 🌍 Faleminderit studentëve, profesorëve dhe organizatorëve për mikpritjen, pyetjet inteligjente dhe diskutimin e hapur mbi të ardhmen europiane të rajonit tonë. ✨
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
2
3
11
702
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Sonte në Eurovision këndohet shqip. 🇦🇱🦅 Shumë suksese ALIS në finale me “Nan”, një këngë që sjell në skenë dashurinë, mallin dhe shpirtin shqiptar. ❤️✨ Le ta mbështesim Shqipërinë dhe ta bëjmë sonte zërin kuqezi të dëgjohet fort kudo në Europë e më gjerë.
Eesti
1
4
47
1.2K
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ivon Veliçkovskin, kryetar i partisë “Republika e Re”, mbi zhvillimet politike aktuale, rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe nevojën për reforma të qëndrueshme që forcojnë institucionet dhe perspektivën euro-atlantike të vendit. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺 Në një kohë pasigurish gjeopolitike në rajon, u dakorduam se orientimi evropian mbetet jo vetëm një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të rajonit tonë.
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
3
209
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
🇦🇱🇲🇰🌍 Në Forumin Ekonomik “Përtej Kufijve” në Shkup, diskutuam mbi mënyrën se si lidhim më fort ekonomitë tona, krijojmë më shumë mundësi dhe ndërtojmë një rajon më konkurrues dhe më të lidhur. 📈 Sepse rajoni ecën përpara kur ecim bashkë.🤝
Eesti
0
0
5
232
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Sot, në Forumin Ekonomik Maqedoni e Veriut – Shqipëri: “Përtej Kufijve”, diskutuam për investimet, infrastrukturën, turizmin dhe nevojën për një rajon më të lidhur dhe më konkurrues. 🇦🇱🇲🇰 Shqipëria e sheh Maqedoninë e Veriut si një partnere natyrale në këtë rrugëtim. Gjeografia na ka bërë fqinj, historia na ka afruar, ndërsa ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm. Nga Korridori VIII te energjia, nga tregtia te turizmi, rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhje konkrete, më shumë besim dhe më shumë bashkëpunim real. 🤝
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
3
166
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Një mbrëmje e veçantë në prag të Forumit të Biznesit Maqedoni e Veriut - Shqipëri: Përtej Kufijve, që do të mbahet nesër, më 12 maj 2026 në Shkup. Darka me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në shoqërinë e mikut tim të nderuar SH.T. Fatih Ulusoy, Ambasador i Republikës së Turqisë, Konsullit të Nderit të Shqipërisë, z. Imer Selmani dhe Konsullit të Nderit të Turqisë, z. Ajdovan Ademoski. Biseda të vlefshme, vizione të përbashkëta dhe një mesazh i qartë - bashkëpunimi rajonal nuk njeh kufij kur ndërtohet mbi besim dhe miqësi të sinqertë.
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
1
121
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Sot kujtojmë ditëlindjen e njeriut që e bëri shqiponjën simbol qëndrese për gjithë Europën, Gjergj Kastriot SKËNDERBEU. 🦅🇦🇱 Skënderbeu mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe shpirtit që nuk u përkul kurrë. Pas shekujsh, ai vazhdon të jetojë në kujtesën dhe vetëdijen e çdo shqiptari. ⚔️
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
3
86
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Në Ambasadë pata kënaqësinë të pres profesorin universitar dhe ekspertin juridik, Afrim Osmani, i cili më dhuroi veprën e tij shkencore “Monografia Penologjike”. 📚 Gjatë takimit diskutuam mbi sfidat aktuale të barazisë gjuhësore dhe rëndësinë e zbatimit të plotë dhe praktik të standardeve që garantojnë barazi dhe gjithëpërfshirje. Mirënjohje për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushën akademike dhe juridike. 🤝
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
1
139
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Takim me Kryetarin e Komunës së Studeniçanit, z. Ejup Abazi. 🇦🇱🇲🇰🤝 Biseduam mbi forcimin e bashkëpunimit në nivel lokal, me fokus te arsimi, kultura dhe zhvillimi i komuniteteve, si elemente kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Roli i institucioneve vendore është thelbësor në ndërtimin e urave konkrete bashkëpunimi dhe në afrim më të madh mes njerëzve dhe mundësive. Angazhimi për iniciativa të përbashkëta mbetet prioritet në vijim. 🌍
Eesti
0
0
2
114
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Vizitë në Shkollën Fillore Komunale “Rilindja” në Batincë, në shoqërinë e drejtoreshës znj. Hatixhe Ramadani dhe Kryetarit të Komunës, z. Ejup Abazi. 🇦🇱🇲🇰📚 Një mjedis arsimor që reflekton përkushtim dhe gjithëpërfshirje, ku puna e përditshme ndërtohet mbi dijen, disiplinën dhe zhvillimin e brezave të rinj. Më shumë vëmendje dhe investim në arsim janë thelbësore për të rritur cilësinë dhe për të hapur më shumë mundësi për nxënësit. Së shpejti synojmë një binjakëzim me një shkollë në Shqipëri, si një hap konkret për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave. Arsimi është themel për një të ardhme më të qëndrueshme. 🤝🌍
Eesti
0
0
1
83
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Në shoqërinë e Kryetarit të Komunës, z. Ejup Abazi, dhe Drejtoreshës së shkollës, znj. Hatixhe Ramadani, vizitova Bibliotekën në Batincë; një shembull i bukur i asaj që mund të ndërtohet kur energjia e të rinjve takohet me vullnetin për dije. 🇦🇱🇲🇰📚 Faleminderit Avni Bilali për angazhimin e palodhur! E lindur nga angazhimi i studentëve dhe aktivitetet edukative në komunitet, kjo nismë është kthyer në një hapësirë që promovon leximin, mendimin kritik dhe zhvillimin kulturor. Kënaqësi të kontribuoj me libra të siguruar nga Logos, si një mbështetje e vogël për një ide të madhe. Sepse investimi në dije është investimi më i qëndrueshëm për të ardhmen. 🤝✨
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
2
105
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Tre ditë të mbushura me ide, energji dhe vizion për të ardhmen. 🇦🇱 Samiti i Diasporës konfirmoi edhe një herë se shqiptarët, kudo që janë, mbeten një forcë e përbashkët: në mendim, në veprim dhe në ambicie. 🌍 Nga diskutimet te lidhjet e reja, nga vizioni te angazhimi konkret… kjo është vetëm nisja. Vazhdojmë bashkë. 🦅
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
2
122
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Një qëndrim i qartë mbi përgjegjësinë për të garantuar të drejta dhe standarde. 🇦🇱🇲🇰 Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi i të drejtave gjuhësore mbeten kyçe për barazinë dhe për funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve dhe të shoqërisë. Dialogu i hapur dhe përfshirja e rinisë janë themel për një të ardhme europiane. 🤝🌍
Ferit Hoxha🇦🇱@HoxhaFer

🇦🇱🇲🇰 Prita dhe zhvillova një bisedë me z. Mevlan Ademi, një nga #studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e #Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore. Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e #gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së #Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri #multietnike. Një nga veçoritë themelore në #demokraci është të dëgjohet zëri i #rinisë dhe angazhimi qytetar për t'i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë #barazi dhe standarde #evropiane. Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe #gjithëpërfshirëse.🤝

Eesti
0
0
4
266
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Nisja e Samitit të Diasporës shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes sonë përtej kufijve. 🇦🇱 Diaspora shqiptare mbetet një nga asetet më të fuqishme të kombit tonë; një forcë që lidh kultura, ekonomi dhe ide, duke e mbajtur gjallë identitetin tonë kudo në botë. 🌍 Ky samit është një platformë për të ndërtuar ura, për të forcuar bashkëpunimin dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në zhvillim konkret për vendin tonë. Punë të mbarë! 🦅
Ambassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet mediaAmbassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
4
146
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Gëzuar Pashkët! 🕊️ Në këtë ditë të ringjalljes, le të ndalemi pak; për të dëgjuar më thellë: veten, tjetrin, dhe atë që na lidh përtej zhurmës së përditshmërisë. 🌿 Qoftë kjo një kohë ripërtëritjeje, shprese dhe besimi që gjithmonë ka një mundësi të re. ✨
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
5
97
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Drekë e këndshme me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mikun tim të mirë, Muhamet Hoxha. 🇦🇱🇲🇰☀️ Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit për avancimin e standardeve në përputhje me praktikat më të mira europiane. 🌱 Bashkëpunimi dhe dialogu mbeten thelbësorë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë. 🤝🌍
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
1
111
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Kënaqësi të takoj të rinj sipërmarrës nga Kërçova, si Osman Veliu dhe Gentian Abdiu, të cilët përmes Oradora Watches dhe Albography po sjellin një qasje kreative në promovimin e identitetit tonë kombëtar. 🇦🇱🦅 Iniciativa të tilla tregojnë se si pasioni, ideja dhe cilësia mund të kthehen në produkte me vlerë, që mbajnë me vete historinë dhe simbolikën shqiptare në forma bashkëkohore. ⌚️🖊️ Rinia mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Mbështetja dhe inkurajimi i sipërmarrjeve të tilla është thelbësor për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar praninë tonë në rajon dhe më gjerë. 🤝🌍
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
0
129
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
🇦🇱 E drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet qartë në praktikë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Angazhimi qytetar i studentëve dhe mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës së tyre meritojnë vlerësim. Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara.
Ferit Hoxha🇦🇱@HoxhaFer

E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në #gjuhën shqipe. Përdorimi i gjuhës #amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga #Kushtetuta e #Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e #Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme. Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për #politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore. #Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve. #Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard #përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara.

Eesti
0
2
10
418
Ambassador Denion Meidani
Ambassador Denion Meidani@DenionMeidani·
Gëzuar Pashkët! ✨ Një ditë që na rikujton se drita gjithmonë gjen rrugën e saj. Më shumë besim, më shumë paqe, më shumë shpresë përpara. 🕊️
Ambassador Denion Meidani tweet media
Eesti
0
0
2
106