Marin Mema
54 posts

Marin Mema
@MarinMema
This account is not managed by Marin Mema. This is a fan account of the Albanian Journalist.
Albania Katılım Eylül 2022
0 Takip Edilen621 Takipçiler

Marin Mema retweetledi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk e ndjen dhimbjen e shqiptarëve që po ikin çdo ditë, nuk shqetësohet për qytetet që po zbrazen dhe fshatrat që po shuhen. Mesa duket, vizioni i tij “global” e ka bërë të harrojë interesat e vendit që përfaqëson.
Në vend që të flasë për hallet e shqiptarëve, Presidenti i kërkon Kryeministrit të qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, të sjellë punëtorë nga vendi i tij. Pra, le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!
Kjo nuk është mbrojtje e kombit, kjo është tradhti ndaj tij. Kjo është të kujdesesh për xhepat e politikës dhe biznesit, jo për të ardhmen e shqiptarëve.
Me gjithë respektin për popullin e Bangladeshit, unë sot dua mbështetje për shqiptarët: vende pune, ekonomi të qëndrueshme, mundësi të vërteta për të rinjtë që po ikin me valixhe në dorë. Kjo duhet të jetë detyra e çdo shtetari që mban mbi supe emrin “President i Republikës së Shqipërisë”. Dhe nëse ai nuk e ndjen këtë përgjegjësi, atëherë nuk përfaqëson dot as popullin e vet.
Eesti

Historia, tradita dhe trashëgimia jonë, por edhe largimi, sfidat dhe vështirësitë që hasen në vendin amë, ishin në qendër të një bashkëbisedimi të hapur me mërgimtarët në Stokholm, Suedi.
Takimi i organizuar me shumë përkushtim nga shoqata “Jehona” ishte një mundësi e çmuar për të ndarë ide, mendime dhe përvoja me vlerë të veçantë.
Dy orë kaluan shpejt, sepse temat dhe shqetësimet ishin të shumta, por mbi të gjitha bashkëbisedimi solli afërsi dhe frymë pozitive… atë që kërkohet për të ndryshuar shumë gjëra!
Një falënderim i përzemërt për ftesën dhe mikpritjen kaq të ngrohtë!



Eesti
Marin Mema retweetledi

Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!
Margarita Xhepa nuk ishte thjesht një aktore, por një prani që mbushte skenën me shpirt, jo vetëm me fjalë.
Ajo nuk interpretoi, ajo jetoi çdo personazh, çdo varg, çdo emocion. Dhe sot, ndërsa largohet fizikisht, ajo nuk humbet. Do të vazhdojë të jetojë në çdo rol të saj, në çdo fjalë që shqiptoi me dridhjen e shpirtit, në çdo kujtim që la pas.
Lamtumirë, e dashur Margarita. Ti nuk ike, thjesht u bëre përjetësi!

Eesti










