Çelësi i suksesit ka 3 kushte:
1. Të ketë qëllimin e pastër në misionin që ka zgjedhur.
2. T’i japë hakun profesionalisht punës që përfaqëson te misioni i vet.
3. Të mbështetet në Zot.
Suksesi është i padiskutueshëm pastaj.
Unë besoj shkencën, sepse ajo nuk kërkon besim të verbër, kërkon prova. Çdo ditë verifikohet, testohet dhe korrigjohet.
Nuk i ndjek përrallat por faktet.
Dy veti për të cilat na njeh gjithë bota ne shqiptarëve:
1. Inatçorë
2. Hakmarrës
Sikur vetëm inatin ta përdornim për punë e përparim, e jo për ego ndaj njëri-tjetrit, do ishim shumë më përpara.
Studentët shqiptarë nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri dhe Manastiri, të bashkuar në zemër të Shkupit, në tokën e tyre, ngrihen për drejtësi dhe barazi.
Për shqiptarët e besimit katolik, ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Qoftë kjo festë e shenjtë një burim paqeje, dashurie dhe shprese për ju dhe familjet tuaja.🤍