extranjero-stranger retweetledi

📍Prishtinë -- Në vizitën e parë në Kosovë, pata një takim shumë të ngrohtë dhe përmbajtësor me Kryetaren e Kuvendit dhe Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu. 🇦🇱🇽🇰
I urova suksese në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe rolin e rëndësishëm në garantimin e funksionimit normal të institucioneve dhe respektimit të standardeve demokratike.
Bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë sot më të forta dhe më të konsoliduara se kurrë më parë, të mbështetura mbi partneritetin tonë strategjik, vizionin e përbashkët euroatlantik dhe lidhjet e pandashme mes dy vendeve tona.
Vlerësuam se mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësojnë nivelin më të lartë të institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve tona. Ramë dakord mbi nevojën për ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi, si një instrument i rëndësishëm për afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e interesave tona të përbashkëta.
Rikonfirmova se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të gjithanshme për Kosovën, përfshirë në afirmimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në mbështetje të Kosovës, sepse një Kosovë më e fortë, më e integruar dhe më e afirmuar ndërkombëtarisht është në interes të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të gjithë rajonit. 🇦🇱🤝🇽🇰🇪🇺


Eesti























