Mandrak
6.1K posts


Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të një prej figurave më të ndritura të letërsisë shqiptare, Mitrush Kuteli. Mitrush Kuteli lindi në Pogradec,më 13 shtator 1907. Veprat e tij jetojnë dhe na përcjellin historinë e kombit shqiptar. Jam shqiptar -kosovar. Zot e krenar, Zot e bujar mbi këtë Dhe q'e e kam si fe: E kam Vatan! e kam Atdhe! Që gjysh stërgjysh, që brez pas brezi, që gjithëmon! Ti shkja thërret, ti shkja bërtet, gjer lart në retë: se jam barbar. Jo, s'jam! si bërtet ti, si buçet ti, ti Mal i Zi. Po vendin tim e dua, lirinë e dua, e s'dua zot mbi mua. Se jam këtu kur s'kish njeri, kur s'kish kufi as fqinjëri, as shkja të zi. Se jam këtu kur Mal i Zi ish Iliri:kur nga një det në tjetrin det isha zot vet! Unë jam këtu nga moti, kur vetë Zoti e bëri fushën fushë e malin mal. Unë jam këtu e do të jem, dem baba dem, sa mali të bëhet hi e hi, mal përsëri!













































